Mbeturina gjithandej në Shkup – Edhe vendet ku luanin fëmijët u shndërruan në deponi!

Vetëm para pushimeve verore në këtë vend Ersini kalonte kohën e lirë duke luajtur futboll me bashkëmoshatarët, shkruan Alsat.

Marketing

Pasi ky vend u shndërrua në deponi të egër e mbeturinash këta fëmijë kanë humbur vendin e tyre të argëtimit. Kërkesa e tyre është shumë e qartë, të hiqen mbeturinat që të mund të luajnë futboll aty.

“Këtu luanit futboll më herët? Po. E tani? Si erdhi pushimi u mbush me mbeturina, dhe s’kemi ku të ankohemi. S’keni ku të luani futboll? Po s’kemi ku të luajmë, në mëhallë nuk na lanë të luajmë, ngushtë, në rrugë dhe na bërtasin dhe këtu më herët ishte fushë e futbollit, tani nuk kemi dhe kërkojmë të behet stadiumi siç ishte më herët”, tha një fëmijë.

“Këtu fëmijët kanë luajtur futboll e tani ankesa kemi shumë, mund të shpërndahet edhe epidemi dhe janë fëmijët këtu, luajnë. Kryetares së qytetit nuk i intereson asgjë as këtu e as në rrugën kryesore nuk pastrojnë, nuk dimë as ku të ankohemi”, tha një qytetar.

“Nuk me vjen mirë që e shoh, kjo është sëmundje, mundët pandemi të merret nga kjo, nuk e di ku është problemi, a është tek shoferët. Më herët i kanë larguar por tani nuk e di perse nuk i largojnë”, u shpreh një qytetar tjetër.

Si kjo pamje me mbeturina thuajse kemi në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit.

Ankesa të shumta pranojmë çdo ditë nga qytetarët për kundërmim të erës së keqe ndërsa se a do të ketë zgjidhje të këtij problemi pritet që nesër të shihet se çfarë plani do të paraqesë kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. / Alsat.mk