Turqia ka njoftuar se do të vendosë në karantinë të plotë 31 provinca përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar rritjen më të lartë në rastet e reja, 4747 të infektuar duke e çuar totalin në 47,029.
Numri i viktimave në Turqi i ka kaluar 1 mij teksa u shtua me 98 në 24 orët e fundit.
Ministria e Brendshme njoftoi se 31 provinca të cilat përfshijnë qytetet më të mëdha në Turqi do të mbyllen plotësisht gjatë fundjavës duke nisur nga mesnata e së shtunës deri ditën e hënë.