Mbi 10 mijë amendamente kundër Ligjit të ri për “branitellat”

Me mbi 10.000 amendamente, Grupi parlamentar i BDI-së e ka bllokuar të ashtuquajturin propozim-ligj për “branitellat” i dorëzuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Propozim-ligji parasheh që tu ndahen nga 40 paga mesatare përnjëherësh 70 pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë së Maqedonisë që kanë ndërruar jetë gjatë konfliktit të vitit 2001, ndërsa 350 të tjerë të përfitojnë mjete financiare për shkak të lëndimeve të marra në luftën me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Marketing

Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së ka infoenuar se tashmë mbi 10.000 amendamente janë dorëzuar, ndërsa nënkuptohet se ky propozim-ligj nuk do të kalojë.

Marketing