Mbi 100 mace të ngordhura zbulohen në një frigorifer në Francën jugore

67 mace të ngordhura u gjetën në një frigorifer të varrosur në kopsht një “shtëpinë horror” në Francën Jugore.

Marketing

Grupi për mbrojtjen e kafshëve, i quajtur AEPA, tha se zbuloi gjithashtu 38 mace – duke përfshirë 12 kotele dhe një të rritur shtatzënë – të gjalla, por në nevojë për kujdes, me disa që tregojnë shenja të tifos, e cila është shumë infektive dhe mund të jetë fatale.

“Ata jetuan në pisllëkun e kësaj… shtëpie për disa vite, të privuar nga kujdesi”, tha grupi, raporton SKynews.

Organizata e quajti atë një “shtëpi tmerri” pasi bëri zbulimin të martën në La Roquette-sur-Siagne në veri të Kanës.

Transmetuesi francez BFM raportoi se 50 mace të tjera u zbuluan të varrosura në kopsht, ndërsa policia ndaloi një burrë 66-vjeçar në adresë përpara se ta lironte të mërkurën.

France 3 Cote d-Azur shtoi se burri u dërgua gjithashtu për një vlerësim psikiatrik.