Mbi 11 mijë vaksina të aplikuara brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 11.883 qytetarë, 7.625 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 703.557 persona.

Marketing

Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.220.375 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 516.797 qytetarë.