Mbi 13 mijë viktima në Francë, tragjedi në azilet e të moshuarve

Franca ka kaluar tashmë 13 mijë viktimat nga Covid 19.

Marketing

Vetëm këtë të premte numërohen 987 viktima pak a shuma sa edhe shifra ditore e Britanisë së Madhe.

Por ndryshe nga Anglia, në Francë raportohet një tragjedi e vërtete në azilet e të moshuarve.

Këtë të premte patëm 554 viktima në spitale dhe 433 në shtëpite e përkujdesit për të moshuarit.

E nëse bëjme një llogari totale, nga fillimi I epidemisë e deri më tani 8598 persona kanë humbur jetën në institucionet spitalore ndërsa 4599 të tjerë në azile.

Lajmi u konfirmua nga drejtori I përgjithshëm i shendetit në Francë, Jerome Salomon.

Në 24 orët e fundit mbi 7 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me covid 19 duke e cuar shifrën totale të personave të infektuar në këtë vend në 125 mijë.

7 mijë nga të sëmurët janë në gjëndje kritike.