Mbi 2 milion euro inevstime nga qeveria në Gostivar

Mbi dy milion euro inevstime nga qeveria në Gostivar

Marketing

Përgjatë 2020-tës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes ministrive në Gostivar ka planifikuar realizimin e 5 projekteve kapitale me vlerë mbi 2 milion euro. Këto të dhëna i bëri të ditura zv.ministrja e Financave Shiret Elezi, e cila sqaroi se tre prej tyre janë rrugë që kapin vlerën më të madhe të parave të dedikuara për këto projekte. Disa projekte, tha ajo, kanë përfunduar, disa duhet të mbyllen deri në fund të vitit.

Elezi paralajmëroi ndihmë edhe për bujqit përmes Agjencion për Zhvillim Rural Ekonomik.

Elezi tha se qeveria në kontinuitet ka pasur investime kapitale në Komunën e Gostivarit.    https://youtu.be/5Ns6d7WNYZw