NTP “Shkup” sot informoi se e ka zgjeruar rrjetin sekondar shitës me mbi 20 lokacione (markete, kiosqe e tjerë), që gjenden në vende frekuentuese nëpër komunat e Shkupit. Aty shfrytëzuesit e transportit publik mund të blejnë ose ta mbushin kartelën elektronike “Skopska”.
Qytetarët më saktësisht mund t’i shohin lokacionet në Faqen e Fejsbukut të NQP “Shkup”.
“Tani rrjetin sekondar shitës e përbëjnë pothuaj 100 lokacione. Përveç në vendet e përmendura, shërbime të NQP ‘Shkup’ mund të merren edhe në 32 biletari të ndërmarrjes”, thuhet në kumtesë.
Nga NQP “Shkup” presin që rrjeti sekondar shitës edhe më tej të zgjerohet, duke marrë parasysh thirrjen aktive publike për bashkëpunim deri te të gjitha subjektet e interesuara. .