Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e qytetarëve në votim në zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri është 21.6% e përkthyer në numër zgjedhësish sipas institucionit të administrimit të zgjedhjeve kanë votuar 771 863 votues nga 3.536.015 votues.
Zgjedhjet vendore u bojkotuan nga partitë kryesore opozitare në vend. Për herë të parë në këto zgjedhje në 31 bashki votohet për vetëm një kandidat për kryetar bashkie, atë të maxhorancës. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën dhe kanë vëzhguar procesin zgjedhor.
Ndërkohë po vazhdon procesi i numërimit të votave.