Mbi 270 raste të reja dhe 15 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 2.595 testime, janë regjistruar 277 raste të reja me COVID-19, 111 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 15 kanë ndërruar jetë. Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në 199.766 raste, të shëruarve 186.322, të vdekurve 7.051, ndërkaq për momentin ka 6393 raste aktive.

Marketing

“Kanë ndërruar jetë gjashtë persona nga Shkupi (75, 75, 70, 76, 64 dhe 64v), nga një nga Prilepi (79v), Manastir (88), Veles (88), Veles (72), Kavadar (63), Ohër (82), Shtip (69), Kriva Pallankë (41), Probishtip (86) dhe Kratovë (66)”, informojnë nga MSH.

Ata shtojnë se plotësisht edhe një person nga Ohri në moshë 82-vjeçare ka ndërruar më 23.10.2021.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Shkup 128
Kumanovë 15
Prilep 12
Shtip 11
Kriva Pallankë 9
Kavadar 8
Manastir dhe Sveti Nikole nga 6
Ohër, Strumicë dhe Negotinë nga 5
Veles dhe Probishtip nga 4
Tetovë 3
Gjevgjeli 2
Koçan, Radovish, Dellçevë dhe Vinicë nga 1
Të shëruarit në 24 orët e fundit

Kumanovë 27
Gostivar 15
Ohër 12
Shtip 10
Prilep 7
Manastir 6
Shkup 5
Koçan, Kriva Pallankë dhe Probishtip nga 4
Kërçovë dhe Kratovë nga 3
Veles, Radovish dhe berovë nga 2
Tetovë, Dellçevë, Vinicë, Demir Hisar dhe Pehçevë nga 1.