Mbi 30 vjet shofer autobusi, Iseni dhe 100 kolegë të tij mbesin pa punë( VIDEO)

“Çfarë të bëjmë kur nuk ka më mirë”.

Marketing

Kjo pasi Qyteti i Shkupit ndërpreu kontratën me Makekspres që vozisnin autobusa me numër 19, 20, 22, 52, 54.

E në vend se të jenë duke transportuar qytetarë, dhjeta  shofer po rrinë në zyre dhe po presin zgjidhje se çfarë do të ndodh me fatin e tyre. Njëri prej tyre është Iseni i cili 30 vite punon si shofer dhe mirëmban familjen e tij nga kjo punë.

”Unë vozis në linjën 19 prej vitit 1992, dmth 30 vjet të plota, ne deri në vitin 2017 kemi punuar të pa varur, dmth pagesën e kanë bërë udhëtaret dhe ashtu kemi funksionuar, prej në 2017 na integruan në sistemin e përbashkët prej atëherë na e bënë me hile, se çmimin e kilometrit e kanë bo të ulet, prej në atë kohë kemi punuar vetëm të mbijetojmë. Me rritjen e çmimeve ne punojmë me humbje, a problemi më i madh që është, gati një vit edhe ato pak para nuk na i lëshojnë në kohë kjo ka filluar nga fundi i vitit 2021” – tha një shofer.

”Ajo neve na ka borxh dhe prush marrëveshjen. Ka dy javë që kërkojmë para se nuk kemi si të vozisim”

Qyteti i Shkupit u ka borxh 30 milion denarë ndërsa Danella Arsovska nuk ka pranuar të takohet me edhe pse kanë dërguar 10-ta kërkesa thotë Millorad Dimitrevski drejtor i këtij grupacuoni.

“Deri më tani nuk kemi hasur në mirëkuptim që të ulemi së bashku me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për t’i pastrojmë borxhet që i ka Qyteti i Shkupit ndaj neve. Ndërsa tash merret një vendim i menjëherëshëm për mosresprektimin e linjëve të rregullta. Por kjo është bërë përshkak mos pasjees së mjeteve për të qarkulluar” – tha Millorad Dimitrievski

Edhe Klan M kërkoi për prononcim kryetaren Danella Arsovska, por u ndeshëm në derë të mbyllur.

”Vozitësit e autobisave dërguash shtatë kërkesa për ta takuar me kryetaren e Qytetit të Shkupit po nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tani mund ta shohim se dera e komunës është e mbyllur”

Arsovska dergoi zëvëndin e saj Aleksandar Trajanovski.

“Konstatuam një sërë parregullsish nga reagimet e banorëve, kritikat dhe vërejtjet për to, higjiena që nuk është në nivel të mjaftueshëm, korrektësia teknike e automjeteve, qyteti i Shkupit ishtë i detyruar të analizojmë se nga vjen ky problem dhe pakënaqësitë e qytetarëve dhe kemi vërejtur se ky grup i transportuesve privatë të udhëtarëve nuk i plotësojnë nevojat për të ofruar këtë shërbim për qytetarët qytetit të Shkupit” – tha Aleksandar Trajanovski.

Ndryshe Trajkovski nuk ka përgjigje për ate se kur do tu paguhet borxhi prej 30 milion denarëve.  https://youtu.be/bqzWccmLGBY