Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.150 vëzhgues të vendit dhe 419 vëzhgues të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.
Nga vëzhguesit e vendit numër më të madh kanë MOST-1.940, pastaj Shoqata për Promovimin e Vlerave Humane dhe Integrimit Rinor MAK-SONCE Shkup 583 dhe Shoqata e Qytetarëve për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtat e Njeriut AKSIOS 2017 Shkup 329 vëzhgues.
Vëzhguesit e huaj, më të shumtë janë nga Misioni i OSBE / ODIHR 240, pastaj Kongresin Botëror Maqedonas 59, Ambasada e SHBA-së 42, Delegacioni i BE-së 16 …
Vëzhgues kanë akredituar edhe disa ambasada të vendeve të huaja në Maqedoni, si ambasadat e Federatës Ruse, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Shqipërisë, Sllovakisë.
Në KSHZ janë akredituar edhe 289 përkthyes.