Mbi 4 mijë të vrarë në luftën Izrael-Hezbollah

Numri i të vdekurve në Liban në më shumë se një vit luftimesh midis Izraelit dhe Hezbollahut ka arritur në 4 047 persona, shumica prej tyre që nga përshkallëzimi i konfliktit në shtator, thanë sot autoritetet.

Marketing

Një javë pasi armëpushimi hyri në fuqi, ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad u tha gazetarëve se deri më tani ishin regjistruar 4 047 të vdekur dhe 16 638 të plagosur.

Abiad tha se në mesin e të vrarëve ishin 316 fëmijë dhe 790 gra.

“Shumica e vdekjeve kanë ndodhur pas 15 shtatorit – dhe ne besojmë se numri real mund të jetë më i lartë, për shkak të vdekjeve të paregjistruara”, shtoi ai.