Mbi 40 avancime të shqiptarëve në Ministrinë e Ekonomisë

Faktorizim i fuqishëm i shqiptarëve në Ministrinë e ekonomisë.
Cështja e avancimit dhe fuqizimit të shqiptarëve në Ministrinë e ekonomisë ka marrë një dimension të ri të zhvillimit dhe që nga ardhja e ministrit Bekteshi në detyrë, ky “revolucion” është bërë një proces i vazhdueshëm.

Marketing

Me një përkushtim total nga ana e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi për përmbushjen e vizionit dhe objektivit në punësimin dhe avancimin e statusit të numrit të madh të shqiptarëve, sot në këtë institucion shqiptarët gëzojnë statusin, nderin dhe mirëqenien e duhur duke u pozicionuar në pozita të larta udhëheqëse.

Mund të vlerësojmë se rruga e reformave apo avancimit i të drejtave të shqiptarëve në pozita relevante në Ministrinë e ekonomisë, ka shënuar kthesën e suksesit të arritjes së shqiptarëve në majat e pozitave institucionale si asnjëherë më parë.

E gjithë kjo shenjë e pjekurisë dhe integritetit politik, meritë e punës dhe angazhimit maksimal që dëshmoi vetë ministri Bekteshi që nga ardhja në detyrë.

Zakonisht kalkulimet e politikëbërësve në vazhdimësi kanë bërë kompromise në supe të punësimeve dhe avansimeve të shqiptarëve, prandaj redaksia jonë bëri një kërkesë deri në Ministrinë e ekonomisë për një pasqyrë të detajuar në lidhje me statusin e shqiptarëve ne këtë institucion, dhe gjendja faktike është si më poshtë:

Gjithsej të punësuar në Ministrinë e ekonomisë: 165, nga të cilët 100 janë shqiptarë

Këshilltarë shtetëror (pozita më e larte ne administratë): 6 shqiptarë, vetëm 1 maqedon.

Udhëheqës sektori: 6 shqiptarë
Ndihmës udhëheqës sektori: 5 shqiptarë
Avansime të shqiptarëve gjatë vitit 2018/2019 : mbi 40 avansime

Nga e gjithë kjo shifet qartë se shqiptarët në Ministrinë e ekonomisë janë fuqishëm të faktorizuar në pozita vendimmarrëse, me përfaqësi dinjitoze dhe me rëndësi vitale, madje duke tejkaluar dukshëm numrin e palës maqedone të punësuar aty./TS/