Mbi 40 viktima dhe 100 të plagosur, thellohet bilanci nga sulmi terrorist në Moskë

Agjencia më e lartë hetimore e Rusisë po heton incidentin e sallës së koncerteve në Moskë si një sulm terrorist. 

Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmin në Sallën e qytetit Crocus dhe më shumë se 100 janë plagosur, sipas mediave shtetërore ruse. 

Marketing

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për të shtënat dhe shpërthimet, dhe SHBA-ja ka thënë se nuk ka “asnjë tregues” se Ukraina ishte e përfshirë. 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka thënë se nëse ‘SHBA-të e dinin me siguri se Ukraina nuk ishte e përfshirë, atëherë duhet të ndajnë çdo informacion që kishte’. 

“Në çfarë baze zyrtarët në Uashington nxjerrin ndonjë përfundim në mes të një tragjedie për pafajësinë e dikujt?”- tha Maria Zakharova.