Mbi 50.000 automjete kanë kaluar nëpër pikë pagesën e Gostivarit

Shumë qytetar vendosën që ditët e fundjavës ti kalojnë në disa vendet turistike, si Ohër, Strugë, Mavrovë, me çka kishte rritje të intensitetit të komunikacionit në magjistralen perëndimore. Sipas të dhënave nga kryerja e pagesave në pikë pagesën e Gostivarit dje dhe sot (1 dhe 2 gusht) kanë kaluar mbi 50 mijë automjete.

Marketing

Që tu iket radhëve dhe pritjeve të gjata policia njofton për masa të veçanta ditën e diel dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm dhe durimtar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Pritet që numri më i madh i qytetarëve që shkojnë në vendet turistike të kthehen më 4 gusht në orët e vona të mbrëmjes. Për këtë që ti iket pritjeve në magjistralen Gostivar-Kërçovë dhe autostradës “Nënë Tereza” do të organizohen më shumë policë për rregullimin e komunikacioni”, thonë nga SPB Tetovë.

Si vende më kritike janë kryqëzimi në Mavrovë dhe Strazha.

Marketing