Mbi 500 mjekë janë infektuar nga koronavirusi në Vuhan të Kinës

Të paktën 500 vetë personel spitalesh në Vuhan janë infektuar me koronavirusin e ri vrasës në Vuhan, sic konfirmohet nga burime të ndryshme në Kinë, duke shkaktuar mangësi të ndjeshme të stafit mjekësor të spitaleve.

Marketing

Qeveria kineze ka raportuar disa raste individuale të infektimit por disa burime vendase kanë thënë se doktorëve e infermierëve u është thënë të mos bëjnë publike shifrat totale, transmeton tch.

Arsyeja për urdhrin nuk është shpjeguar por autoritetet po përpiqen të mbajnë lart moralin në përballjen me epideminë e rëndë, veçanërisht pas vdekjes se mjekut Li Ëenliang, i cili kishte paralajmëruar kolegët e tij për virusin e ri.

Marketing