Mbi 550 mijë evropianë janë riatdhesuar pas bllokimit nga Covid-1

Riatdhesimi i evropianëve që ndodheshin jashtë BE-së në momentin e mbylljes së kufijve pothuajse ka përfunduar, konfirmoi sot kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Marketing

“Kur urgjenca shëndetësore botërore arriti kulmin, shumë evropianë u gjendën të bllokuar jashtë vendit dhe nuk mundën të hynin në Evropë. Kjo ka prekur rreth 600 000 prej qytetarëve tanë”, theksoi për të përditshmen gjermane “Die Welt” përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme.

“Deri më 1 maj ne kemi rikthyer më shumë se 550 000 evropianë në familjet e tyre, gjë që nënkupton se 90% prej tyre janë rikthyer nga jashtë”, shtoi spanjolli duke përshëndetur një bashkëpunim konsullor unik mes Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të ndihmuar 10% e evropianëve të mbetur të rikthehen në vendet e tyre”, premtoi ai.

Për Borrell, ky operacion i riatdhesimit në shkallë të gjerë tregon se BE është në gjendje të reagojë shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj situatave të paparashikuara dhe të mbështesë qytetarët e saj.

“Megjithatë, kthimi i 50 000 evropianëve të mbetur duket se do të jetë i vështirë”, sipas “Die Welt”.

E përditshmja citon rastet e Marokut, që vazhdon të mos lëshojë një leje për uljen e avionëve, si dhe Filipineve, Kamerunit dhe Indisë, ku aksesi në aeroporte është i vështirë për shkak të kufizimeve shumë strikte të daljes.

Vetëm Gjermania numëronte jashtë vendit 240 000 të shtetasve të saj kur kufijtë u mbyllën në mes të muajit mars dhe pjesa më e madhe e linjave ajrore u ndërpre.

Marketing