Rreth 64 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut jetojnë në Itali, prej të cilëve 12 mijë në Veneto dhe mbi 4 mijë në Lombardia, dy rajonet italiane ku 11 vendbanime janë izoluar për shkak të koronavirusit.
Në Itali deri tani janë raportuar mbi 90 pacientë të infektuar nga kjo epidemi, ndërsa janë raportuar tre pacientë që kanë ndërruar jetë. Numri më i madh i këtyre janë në pushimoren e skijimit aty ku ka numër të konsiderueshëm të pushuesve. Po ashtu edhe autoritetet në Venecia kanë vendosur që të anulojnë karnevalin e njohur për shkak të frikës nga kjo epidemi.
Masa të njejta janë ndërmarrë edhe në Milano, ku është anuluar një revy mode. Por përkundër kësaj në botë kjo sëmundje po merrë përmasa shqetësuese, sidomos në Kinë ku janë regjistruar 76 mijë raste. Por një lajm i mirë është se nga muaji prill do të fillojë testimi i vaksinës kundër kësaj sëmundje përhapëse.