Dhjetëra mijëra pakistanezë janë në rrezik të humbin haxhin, pasi qeveria e tyre gabimisht ka dërguar paratë që ata kishin paguar për udhëtimin në një llogari të gabuar në Arabinë Saudite.
Më herët këtë javë, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Pakistanit për Çështje Fetare dhe Harmonizim Ndërfetar, Malik Muhammad Aamir Dogar, konfirmoi gabimin, i cili mund të rrezikojë haxhin për 67 mijë pakistanezë.
Duke e përshkruar këtë incident si “një nga skandalet më të mëdha në historinë e vendit”, Dogar bëri thirrje që qeveria të japë shpjegime pse rreth 50 milionë rialë sauditë (13,3 milionë dollarë) u transferuan gabimisht në një llogari që thuhet se lidhet me Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), në vend që të transferoheshin në Ministrinë Saudite të Haxhit. Marrësi i saktë i fondeve mbetet ende i paqartë.
“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për para. Bëhet fjalë për ëndrrat dhe besimin e 67 mijë pakistanezëve, të cilët tani mund të mbeten pa shkuar në haxh. Personat përgjegjës duhet të identifikohen – qoftë në ministri apo në mesin e operatorëve privatë që kanë shitur paketat për haxh. Nëse haxhi nuk mund të realizohet, paratë duhet të kthehen. Do të shqyrtojmë gjithashtu nëse dikush po përfiton nga paratë e haxhinjve”, tha Dogar.
Në përgjigje të pyetjes së Dogarit, Sardar Muhammad Yousaf, ministri federal për Çështje Fetare dhe Harmonizim Ndërfetar, shprehu keqardhje dhe siguroi komitetin se po bëhen përpjekje për të rikuperuar fondet, shkruan mediat.
“Paratë e dërguara nëpërmjet sistemit do të rikthehen. Ne tashmë kemi siguruar edhe 10 mijë vende shtesë, dhe janë duke u zhvilluar bisedime për të siguruar