Mbi 700 procesverbale për hedhje të parregullt të mbeturinave, NP “Higjiena Komunale” aktivitete edukative me qytetarë

NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup sot zbatoi aksion edukativ për hedhje të rregullt dhe veprim të ndërgjegjshëm me mbetjen komunale me qytetarët e komunës Aerodrom. Aktivitetet edukative u zbatuan për shkak të rasteve të shpeshtuara të hedhjes së parregullt të mbetjes komunale dhe asaj të vëllimshme në këtë komunë.

Marketing

Përfaqësuesit e Eko-patrullës dhe departamentet për Edukim, Cilësi dhe Zhvillim dhe Përgjegjësi profesionale i informuan qytetarët se sipas Ligjit për pastërti publike, mbetjen komunale, të vëllimshme dhe nga ndërtimtaria nuk guxojnë të hedhin në sipërfaqe publike, si dhe për mundësinë që Ndërmarrja ua jep që mbetjet elektronike, elektrike dhe mobiliet e vjetruara mund t’i deponojnë pa pagesë në qendrat për seleksionim në Karposh dhe Vardarishte.

Hedhja e parregullt e mbetjes rezulton në krijimin e deponive të egra dhe e ndotë mjedisin jetësor. Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, Eko-patrulla e NP,,Higjiena Komunale’’- Shkup, përpiloi 709 procesverbale për informim dhe edukim për qytetarët të cilët në terren janë gjetur duke shkelur Ligjin për pastërti publike.

Marketing