Muaji janar ishte i vështirë për Paqueta, i cili mbijetoi te Milani për shkak se nuk erdhën ofertat e duhura për të.
Megjithë zërat e shumtë të merkatos së dimrit, braziliani mbeti te kuqezinjtë dhe për këtë arsye do të jetë rregullisht i disponueshëm për trajnerin Stefano Pioli, deri në fund të sezonit.
Përmes profilit të tij në Instagram, ai ka dashur të sqarojë përfundimisht situatën: “Po shkruaj personalisht, për t’i falënderuar të gjithë për mesazhet që kam marrë ditët e fundit dhe për të sqaruar se cila është situata ime reale. Faleminderit Zotit, nuk kam pasur kurrë depresion, asnjë dhimbje në gjoks, mungesë të miqve të mi dhe asnjë dëshirë që të kthehem në Brazil tani! Do të doja t’i falënderoja të gjithë ata që më mbështesin dhe kujdesen për mua. Jam mirë, do të vazhdoj të bëj më të mirën, duke punuar seriozisht, duke vazhduar të ndjek qëllimet e mia, për ta ndihmuar gjithmonë Milanin. Faleminderit të gjithëve!”