Mbijeton një foshnje me peshë 258 gramë!

Një foshnje japoneze, e ardhur në jetë para kohe me një peshë vetëm 268 gramë, pritet të lërë spitalin pas gjashtë muaj e gjysmë kujdesi intensiv, njoftoi institucioni që u kujdes për beben.

Marketing

Ai lindi me operacion cezarian në javën e 22-të të shtatzënisë së nënës, për shkak të problemeve me hipertensionin, një shqetësim që prek nënat gjatë kësaj periudhe.

Deri më sot, djali më i vogël prematur i mbijetuar kishte lindur me një peshë vetëm 268 gramë. Në këtë rast foshnja ishte gjithashtu japonez i cili kishte dalë shëndoshë e mirë nga institucioni spitalor ”Keio” i Tokios, në shkurt.

Foshnja, Ryusuke Sekiya tani peshon më shumë se tre kilogramë. Ai pi qumësht dhe mundet të bëjë edhe banjë.
”Jam kaq e lumtur kur e shoh të rritet’’, shprehet e entuziazmuar e ëma përpara kamerave të televizionit.
Shkalla e mbijetesës tek të sapolindurit me peshë nën 300 gramë është rritur por mbetet ende e ulët, kryesisht kur bëhet fjalë për djemtë.

Këta fëmijë duhet në të gjitha rastet e në vazhdimësi t’i kushtohet një vëmendje e veçantë nga ana mjekësore në muajt si dhe gjatë viteve të para të jetës.

Rastet e mëparshme të largimit nga spitali pas disa muajve, pa probleme shëndetësore të foshnjave të vogla djem me një peshë nën 300 gram janë regjistruar gjithashtu në Gjermani në 2009 (274 gram) si dhe në Japoni në 2009 (297 gram) 2011 (294 gram) dhe 2015 (289 gram), sipas një regjistri ndërkombëtar që mbahet nga Universiteti i Iowa (SHBA).

Marketing