Mbledhja e BDI-së në Gostivar, Ademi: Kjo qeveri nuk ka legjitimitet, ne jemi organizata më e sukseshme politike

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot nga mbledhja e përgjithshme e partisë në Gostivar tha se BDI dhe aleatët e saj janë përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, ndërsa përbërja aktuale qeveritare nuk ka legjitimitet.

Marketing

Ademi shtoi se mbledhje të këtilla janë të jashtëzakonshme dhe në to diskutohen çështje të rëndësishmë, siç u diskutua sot puna e qeverisë së re dhe temat që duhet të trajtohen tutje nga Fronti Europian.

“Sot jemi në mbledhjen e përgjithshmë të BDI-së, ku të gjitha strukturat dhe të gjitha niveleve janë të ftuar në këtë seancë të sotme, një mbledhje e rrallë dhe historike që mbase do të ngelet që e njejta të mblidhet në situata të jashtëzakonshme dhe tema të jashtëzakonshme ku do të jepen orientime. Kemi pasur një mbledhje edhe sot gjatë ditës në Gostivar dhe kemi diskutuar për temat që do ti ngrej aktivi pas shkeljes se legjitimitetit të shqiptarëve dhe çështje të tjera që janë detektuar gjatë kësaj periudhe të kësaj qeveria pa legjitimitet. BDI dhe aleatët kanë fituar në mënyrë absolute dhe kemi dëshmuar se jemi organizata më e suksesshmë politike”, tha Ademi. /Telegrafi    https://youtu.be/8g9ihVx9D00