Mbledhja e kryesisë qendrore të Alternativës, zëdhënësi Murtezani jep detaje

Kryesia qendrore e Alternativës sonte po mbanë mbledhje ku po diskutohen zhvillimet aktuale lidhur me deponimet e nënshkrimeve për votimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë, por edhe pas qëndrimeve të shprehur nga deputeti i kësaj partie, Skender Rexhepi – Zejd.

Marketing

Zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani ka folur lidhur me atë se cfarë po bisedohet.

“Për momentin nuk ka tërheqje të vendimit që kemi ndërmarrë. Debati do të vazhdojë, tani për tani nuk kemi vendim. Nesër ose pasnesër pritet që të kemi vendim të prerë se si do të veprojnë deputetët tanë. Grupi parlamentar i AA është unik dhe ashtu do të jetë, dhe secili vendim do të respektohet unanimisht”, theksoi Murtezani.