Mickoski pritet nga Kurti dhe kabineti qeveritar

Sot në Prishtinë po mbahet mbledhja mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Marketing

Me ceremoni shtetërore, Kryeministri Kurti ka pritur homologun e tij, Hristjan Mickoski.

Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.

 

 

Marketing