Mbledhje e Gjykatës kushtetuese

Gjykata kushtetuese sot do të mbajë mbledhje, ndërsa në rend dite janë katër nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Marketing

Parashtrues i nismës së parë është Dobra Petkovska nga Shkupi, ndërsa është kontestuar Ligji për siguri sociale për persona të moshuar, sipas Vendimit UP.nr.1702-2488/21 të Qendrës ndërkomunale për punë sociale Shkup-Kisella Vodë.

Bëhet fjalë për nenin 2, nenin 3 dhe nenin 4 të Rregullores për mënyrën e konstatimit të gjendjes dhe llojit të të ardhurave, pronës dhe të drejtave pronësore të parashtruesit dhe bashkëshortit apo personit me të cilin jeton në bashkësi jashtëmartesore, formularit të kërkesës dhe dokumentacionin e nevojshëm prë realizim të së drejtës të sigurisë sociale të personave të moshuar.

Parashtruesja thekson se një pjesë e dispozitave kontestuese janë në kundërshtim me nenin 36 paragrafi 1 nga Kushtetuta, duke treguar se jeton në bashkësi martesore, ndërsa nuk është në bashkësi jashtëmartesore siç është cekur në Vendimin kontestues. Sipas parashtruesit të nismës, Ligji është në kundërshtim me nenet 9 paragrafi 2, 36 paragrafi 1 dhe 51 paragrafi 1 nga Kushtetuta.

Me nismën e dytë që është në rend dite është kontestuar Rregullorja për formën dhe ,përmbajtjen e urdhër-pagesës kundërvajtëse (“Gazeta zyrtare e RMV-së” nr.285/22). Parashtrues i aktit është ministri i Financave, ndërsa parashtrues i nismës është Krenar Lloga.

Kontestohet afati i publikimit të aktit në Gazetën zyrtare, si i kundërt me Kushtetutën. Në nismë parashtruesi thekson se akti kontestues ështl jokushtetues sepse me të është shkelur neni 52 i Kushtetutës, i cili konstaton se ligjet dhe rregulalt e tjera publikohen në Gazetën zyrtare të RMV-së “më së voni në afat prej shtatë ditëve prej ditës së miratimit të tyre”.

Avokat Zoran Veliçkovski nga Shkupi

Në nismë të veçantë, është kontestuar edhe akti Udhëzim për vlerë doganore 01-074865/16-0002 i datës 01.06.2018 dhe Udhëzimi shfrytëzues për kërkim në katalogun nr. 01-049268/18-0002 të datës 21.06.2018, miratuar nga drejtori i Drejtorisë së doganave të RMV-së.

Parashtrues është avokati Zoran Veliçkovski ng Shkupi. Parashtruesi e konteston atë që personave fizik dhe juridik u imponohet obligimi që të dhënat nga importi për automjete të përdorura tÇi paguajnë kryesisht me zbatim të të dhënave nga katalogu gjerman SchwackeNet, ndërsa ato nuk janë publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së.

Ka nismë me të cilën është kontestuar Vendimi për anulim të procedurës për ndarje të marrëveshjes për vendosje të partneritetit publiko-privat për projektim, ndërtim, financim, ekonomizim dhe bartje të hidrocentralit të vogël të sistemit të furnizimit me ujë për furnizim me ujë të Komunës së Negotinës, miratuar nga Këshilli i Komunës së Negotinës në mbledhjen e mbajtur më 22.11.2023, numër 08-841/3 nga 22.11.2023 (“Gazeta zyrtare e Komunës së Negotinës” nr.18/2023).

Parashtrues janë Shoqata për prjektim dhe mirëmbajtje të objekteve, prodhim, tregti dhe shërbime RESURS LTDI eksport-import SHPKNJP Kavadar dhe Shoqata për tregti prodhuese dhe shëprbime HEM-ALIJANS SHPKNJP Negotinë.

Sipas parashtruesve të nismave Këshilli i Komunës së negotinës nuk ka pasur kompetencë ligjore ta anulojë procedurën për zgjehdje të ofertuesit më të volitshëm, por vetëm të japë pëlqimin për Vendimin për zgjehdje të ofertuesit më të volitshëm. Gjithashtu, ata mendojnë se edhe kryetari i Komunës i ka tejkaluar autorizimet e tij sepse ia ka parashtruar vendimin kontestues ofertuesit më të volitshëm (parashtruesit e nismës) me çka ia ka shkurtuar të drejtën ofertuesit në kundërshtim me nenin 15 të Kushtetutës me të cilin garantohet e drejta e ankesës.

Në plotësim të nismës parashtruar në Gjykatë, parashtruesit theksojnë se Këshilli i Komunës së Negotinës nuk ka konpetencë ligjore ta miratojë vendimin kontestues por NP “Komunalec” Negotinë dhe konsiderojnë se i njejti është në kundërshtim edhe me Ligjin për koncesione dhe partneritet publiko-privat, Ligjin për furnizime publike, Ligjin për vetëqeverisje lokale, si dhe me Statutin dhe Rregulloren për punë të Këshillit të Komunës së Negotinës.

Marketing