Mbledhje e grupit të katërt për bashkëpunim mes Shkupit dhe Sofjes

Sot në Sofje do të mbahet takimi i tretë i Grupit të Katërt Punues për Bashkëpunim Dypalësh ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me fokus kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin, rininë dhe sportin.

Marketing

Në takim do të marrin pjesë ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe drejtorët e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet dhe Agjencisë për Rini dhe Sport, Marko Gjorgievski dhe Naumçe Mojsovski.

“Në takimin e sotëm është planifikuar nënshkrimi i disa dokumenteve bilaterale, ndër të cilat: Programi për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Bullgarisë për periudhën 2022 – 2025; Programi ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022 – 2025; Një memorandum bashkëpunimi në fushën e rinisë dhe sportit, si dhe një memorandum ndërmjet agjencive kombëtare Erasmus + dhe Korpusit Evropian të Solidaritetit”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Marketing