Ulet numri i viktimave nga Kovidd-19 në Maqedoni

“Gjatë javës së kaluar (nga 14 deri më 20 mars) në vend janë paraqitur 15 viktima nga COVID-19, me çka është shënuar rënie për 55.9 për qind krahasuar me një javë më herët ku kishte 34 viktima. Për sa i përket moshës, janë regjistruar 13 vdekje nga grupmosha mbi 60 vjeç dhe një vdekje nga grupmosha nga 40 deri në 49 vjeç dhe 50 deri në 59 vjeç”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Marketing

Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në shtëpi kanë marrë 1.772 persona, 26.2 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar (n=2400). Javën e kaluar u raportuan gjithsej 309 riinfektime, 15.7 për qind më shumë se javën e kaluar.

Sipas raportit të ISHP-së janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 451; 24.6 për qind). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën deri në nëntë vjet (n = 62; 3.4 për qind).

Marketing