



Në Komunën e Studeniçanit sot u realizua mbledhje e jashtzakonshme e Këshillit të Komunës së Studeniçanit në të cilin prezent ishin kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki, drejtori i Byrosë për siguri publike z.Sasho Tasevski i shoqëruar edhe me ndihmës drejtorin z.Shefik Bajrami si dhe komandiri i SP Draçevë z.Mile Trifunovski. Në rend dite të kësaj mbledhje ishte shqyrtim i gjendjes aktuale të sigurisë në teritorinë e Komunës së Studeniçanit e cila u vlerësua si stabile me tendencë drejt përmirësimit. Gjatë diskutimit theks të veçant iu kushtua edhe gjuajtjes me armë në ahengje familjare të cilat periudhën e fundit janë shpeshtuar.
Këshilli i Komunës së Studeniçanit, kryetari dhe përfaqësuesit e Ministrisë së punëve të brendshme i dënojnë këto dukuri të shkeljes së rendit dhe qetësisë publike dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të përmbahen ndaj gjuajtjes me armë si rezultat i së cilës mund të vuajnë qytetarë të pafajshëm.