Mbledhje e jashtëzakonshme e NATO-s, për pandeminë me Kovid-19

NATO Aleanca gjatë ditës së nesërme do të mbaj një mbledhje të jashtëzakonshme në rend dite të së cilës do të jetë pandemia me Kovid-19.

Marketing

Sekretari gjeneral, Jens Stoltenberg njoftoi se konferencën në nivel ministror do ta udhëheq vet ai, ndërsa gjatë video konferencës do të vendoset për hapat e mëtejmë për tejkalimin e gjendjes me koronavirusin.

Stoltenberg me këtë rast ka theksuar se NATO është aktive që nga fillimi i krizës, duke kontribuar për parandalimin e virusit Kovid-19.

Në komunikatë, njeriu i parë i Aleancës paralajmëron edhe për lajmet e rrejshme dhe informatat të cilat siç thekson i liferojnë institucionet shtetërore dhe jo-shtetërore me qëllim që të shkaktojnë përçarje mes vendeve anëtare.

Për këtë shkak, shton më tej Stoltenberg është e nevojshme që aleatët të bashkëpunojnë që të zbulojnë dhe të pengojnë ndikimet e këtilla.