Mbledhje e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Marketing

Në rend dite të Komisionit, si pikë e parë është debati publik për konstatim të Propozim – vendimit për zgjedhje të zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Deputetët do të duhet ta shqyrtojnë edhe kërkesën për realizim të rrogës pas ndërprerjes së funksionit të anëtarit të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, të drejtorit të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale, si dhe të zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm të presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për më 10 janar, ndërkaq është caktuar mbledhja e 29-të plenare në të cilën në rend dite janë pesë interpelanca.

Marketing