Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot duhet të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.
Ndryshe, kujtojmë se javën e kaluar me vendim të KRRE-së benzina Euro Super BS-95 dhe BS-98 pati zbritje prej një denarë, derisa çmimi i EURODISEL u zbrit për 1.5 denarë.