Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje komisionet për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe ai për punë dhe politikë sociale.
Para Komisionit për bujqësi është propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për verë në lexim të parë, parashtruar nga deputeti Panço Minov.
Komisioni për punë dhe politikë sociale do të diskutojë rreth Propozim-ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, si dhe rreth Propozim-ligjit për ndryshim të Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, që të dy në lexim të parë.