Mbledhje të pesë komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë pesë komisione të cilat duhet të shqyrtojnë disa nga propozim-ligjet që dje u vunë në rend dite të mbledhjes së 131-të.

Marketing

Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim-ndryshimet e ligjit për shoqatat tregtare në lexim të parë, si dhe Propozim-ligji për mbrojtje të të dhënave personale dhe Propozim-ligji për menaxhim me lëvizjen e lëndëve nëpër gjykata, që të dy në procedurë të shkurtuar.

Komisioni për çështje ekonomike do të diskutojë për Propozim-ndryshimet e Ligjit për lëndët e para minerale, ndryshimet e ligjit për Inspektoratin shtetëror të tregut, si dhe ndryshimet e Ligjit për inspektim teknik dhe të Ligjit për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme do t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për ratifikim të Amandamentit drejt Protokollit të Montrealit për substancat që e varfërojnë mbështjellësin e ozonit dhe Propozim ligjin për ratifikim të Konventës së Minamatës për merkur.

Komisioni ligjvënës-juridik do t’i shqyrtojë propozim zgjidhjet ligjore të cilat janë në rend dite të komisioneve paraprake.

Komisioni për kulturë organizon debat mbikëqyrës për politikat kulturore dhe mënyrën e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për projekte të interesit nacional, me theks të posaçëm në realizimin e Programit për vitin 2018.