Mblidhen mbi 30 mijë euro për të ndihmuar familjen e policit të rënë në veri

Mëngjesi i së dielës ishte i kobshëm për Kosovën, meqë rreshteri Afrim Bunjaku u vra nga disa terroristë serbë në Banjskë të Zveçanit.

Marketing

Pas kësaj ngjarjeje tragjike në ditën e varrimit të tij u mbajt një mbledhje komomerative, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli hero, Afrim Bunjakun.

Organizata “American albanian law enforcement association USA” që ka për synim thellimin e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shqiptarëve në shenjë solidarizimi dhe nderimi për veprën e heroit Afrim Bunjaku, ka hapur një “Gofoundme”, ku secili mund të kontribuojë dhe t’i dalin në ndihmë familjes së tashmë të ndjerit.

Deri tani aty janë dhuruar mbi 30 mijë euro, shkruan Zeri