Këshilli ekonomiko-social i përbërë nga Qeveria dhe sindikatat e vendit pritet të sjellë vendim konkret për rritje të pagave në gjithë sektorin publik. Para takimit, sindikatat thanë se ekzistojnë akoma mospajtime me Qeverinë rreth metodologjisë së përllogaritjes së rritjes së pagës minimale.
“Kërkesat tona ne veç më publikisht i kemi deklaruar dhe i kemi dorëzuar në Qeveri dhe në MPPS, që është modeli i pagës minimale i shumëzuar me koeficientin e kompleksitetit të punës. Propozimi i Qeverisë është paga mesatare e shumëzuar me kompleksitetin e vendeve të punës. Pra, këtu diku jemi me qëndrimet rreth kësaj, megjithatë ajo që është çështje mospajtimi është periudha e gjatë e harmonizimit të pagave. Propozimi i tyre është pesë vite. Definitivisht kjo për ne si SAShK dhe si Konfederatë e Sindikatave të Lira është e papranueshme.”, – deklaroi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkovski.
“Së pari, metodologjia të jetë e njëjtë siç e kanë funksionarët, rroga mesatare, plus koeficienti. Kanë dërguar disa oferta Qeveria, ato që kanë dërguar për neve si Sindikatë e punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare është e papranueshme, sepse përqindjet që i ofron Qeveria janë shumë të ulëta. Ne kemi inflacion prej 14.5%, ato na ofrojnë për vitin 2023 rritje të rrogës prej 3%, që nuk është afër as deri te përqindja e inflacionit, e mos të flasim për përqindjen e 78% rritje që kishin funksionarët. Do të shohim arsyetimin që do ta japin, a do të jetë i ndryshëm nga ajo që e kanë shkruar. Megjithatë, qëndrimi i sindikatave është se propozimi i këtillë është i papranueshëm.”, – theksoi kryetari i SPAOGJShQ-së, Tërpe Deanoski.