Në presidencë është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Në pjesën e parë të takimit të pranishëm ishin vetëm anëtarët e këtij këshillit, ndërsa në pjesën e dytë që ka filluar pak më parë të ftuar janë organizatat joqeveritare, ministri i mjedisit jetësor.
Fokusi i mbledhjes së sigurisë kombëtare të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski është ndotja alarmante e ajrit dhe shqyrtimi i mundësive për zgjidhjen afatgjate të problemit.
Para nisjes së pjesës së dytë të mbledhjes, përfaqësuesit e sektorit civil shpalosën kërkesat drejtuar kreut të shtetit. Ndër masat urgjente nënvizuan ndalesën e importit të mbeturinave ndotëse, rishqyrtimi i elaborateve për hidrocentralet e vegjël dhe kontrolle më të ashpra për ndërtimet.