Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit, 33 persona nuk kanë respektuar orën policore, 22 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër do të ngritën procedura adekuate.
Ndërkohë 10 personave u është dhënë vendimi për izolim, derisa 72 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase.
Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse, është evidentuar se 112 persona nuk kanë zbatuar këtë masë.