MBPEU: Sot u realizua pagesa për tre masa të pagesave direkte

Vazhdojmë me pagesat në blegtori.

Marketing

Sot u realizua pagesa për masat e pagesave direkte për ekonomi të vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e fundit, pagesa direkte për dhitë e shënuara më të vjetra se 12 muaj dhe pagesa direkte për kafshët femra për riprodhim-dosa.

Shuma e pagesave direkte për masën për ekonomi të vogla bujqësore të përcaktuara sipas pagesave historike për tre vitet e fundit përcaktohet si mesatare e shumës së mjeteve të miratuara për pagesa direkte sipas Programeve të mbështetjes financiare në bujqësi për vitet 2021, 2022 dhe 2023, si vijon:

Për një mesatare të miratuar nga 0 deri në 10.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 10.000 denarë,

Për një mesatare të miratuar nga 10.001 deri në 20.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 20.000 denarë,

Për një mesatare të miratuar nga 20.001 deri në 30.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 30.000 denarë,

Për një mesatare të miratuar nga 30.001 deri në 40.000 denarë, shuma e mbështetjes financiare është 40.000 denarë.

Për këtë qëllim janë paguar 44.630.000,00 denarë për 2.316 përfitues.

Janë paguar 15.768.000,00 denarë për 631 përfitues, ndërsa pagesa i referohet masës për pagesa direkte për dhitë e shënuara më të vjetra se 12 muaj për ekonomitë bujqësore që mbarështojnë dhi dhe që kanë të paktën 10 dhi më të vjetra se 12 muaj në ditën e aplikimit dhe të cilat janë mbajtur të paktën deri më 30 nëntor 2024.

Shuma e pagesave direkte bazë është 2.000 denarë për kokë dhie.

Përfituesit e masës për pagesa direkte për kafshët femra për riprodhim- dosa janë ekonomitë bujqësore që mbarështojnë kafshët femra për riprodhim- dosa dhe që kanë të paktën 5 krerë dosa dhe i kanë mbajtur të paktën deri më 30 nëntor 2024.

Shuma e pagesave direkte është 1.000 denarë për kokë dose.

Janë paguar 7.954.000,00 denarë për 283 përfitues.

Ministria kujdeset për bujqit.

Marketing