Fat i keq për Chris Smalling. Mbrojtësi i Romës mbrëmjen e djeshme (30 tetor) mbeti viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Tor Carbone, në zonën e Appia Antica.
Persona të panjohur, pasi kanë thyer xhamin e një dritareje, kanë tentuar të marrin kasafortën dhe më pas janë larguar.
Autoritetet janë duke hetuar mbi episodin në fjalë, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe ekipi e ekspertizës.
Po vijojnë hetimet për të verifikuar se çfarë dhe sa kanë grabitur kriminelët në banesën e anglezit.
Sipas një analize fillestare të hetuesve, bëhet fjalë për një bandë “profesionistësh” ndoshta të ardhur nga Evropa Lindore.
Në të kaluarën (2021), futbollisti ka qenë viktimë e një grabitjeje të armatosur në shtëpi dhe së fundmi edhe e një tjetër tentative vjedhjeje.