Mbrëmje me muzikë kamertale ‘Evropianët e rinj’

Në sallën e hamamit të Daut Pashës sonte u mbajt koncert i muzikën kamertale. Pjesë e koncertin ishin, sopranoja Fjolla Iseni, Pleurant Doli nga Gjakova, në violinë, Ardita Osmani në violë, Nita Grubi pianiste dhe Lekë Grubi violinist. Publiku pati mundësi që të shijoj pjesë të interpretuara nga Shuberti, Shostakoviç, Kreisler, Paganini e Selami Kolonja.

Marketing

Siç thotë edhe organizatorja e eventit Nita Grubi, koncerti nën emrin “Evropianët e rinj” po mbahet me qëllim që të promovohen artistët e rinj dhe se sipas saj artistët janë ata që e shpien vendin drejt Evropës. Pjesmarrësit thonë se ndonëse tashmë janë mësuar me koncerte, emocionet janë të pranishme para çdo performance. Ata bënë edhe ftesë deri te publiku që të jenë më shumë në numër.

„Evropianët e rinj ishte edhe projekti me të cilin konkuruam në Ministrinë e Kulturës, pasiqë edhe synojmë drejt Evropës, ne si artist mendojmë se jemi edhe ambasadorët më të mirë për të përfaqësuar vendin tonë.“ u shpreh Nita Grubi.