Mbrëmja e së mërkurës në Champions League ishte e mbushur me surpriza.
Në të njëjtën ditë pësuan humbje 3 gjigantë të Europës si Real Madrid, Bayern Munchen dhe Atletico Madrid.
Kampionët në fuqi të Realit u mposhtën 1-0 nga Lille e Edon Zhegrovës, Bayern u mund me të njëjtin rezultat nga Aston Villa në Angli, ndërsa Atletico Madrid u shpartallua nga Benfica 4-0.
Nga mbrëmja e “mallkuar” për të mëdhenjtë shpëtoi Liverpool, që fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Bologna dhe Juventus, që realizoi një përmbysje historike me 10 lojtarë për të arritur suksesin 3-2 ndaj Leipzig.