Mbretëresha Britanike Elizabeth II nuk do ta emërojë kryeministrin e ardhshëm të vendit në Londër, por këtë do ta bëjë nga Skocia në Kështjellën Balmoral.
Njoftimi është bërë nga vetë pallati Mbretëror Bakingam. Kryeministri i ri dhe Boris Johnson do të shkojnë në Skoci, në eventin që mbahet më 6 shtator.
Gjatë sundimit të saj 70-vjeçar, Mbretëresha Elizabeth II ka emëruar krerët e rinj të qeverive të Britanisë vetëm nga Pallati Bakingam, një traditë që tashmë do të thyhet.
Në garën për të pasuar Johnson janë dy kandidatë, Liz Truss dhe Rishi Sunak. Fituesi do të shpallet nga partia konservatore më 5 shtator. Truss ose Sunak do të jetë kryeministri i 15 i sundimit 70-vjeçar të monarkes 96-vjeçare.