Protesta kreative kundër Kurtit për reduktimet, vendosen qirinj në “i”-të e emrit dhe mbiemrit të tij

Reduktimet e energjisë elektrike janë ashpërsuar sot në Kosovë, përkundër paralajmërimeve se situata energjetike në Kosovë do të lehtësohej.

Marketing

Kundër reduktimeve që nuk përfillin as orarin e planifikuar, ka nisur një protestë në rrjete sociale.

Aktori i njohur, Jeton Zogjani ka publikuar një fotografi të Kurtit me dy qirinjë në vend të shkronjave “i” në emrin dhe mbiemrin e tij, në shenjë proteste.

Të njëjtën e ka publikuar edhe Halil Matoshi.

Qytetarët kanë raportuar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë, madje edhe treorëshe.

KEDS, përmes zëdhënëses së saj, Margarita Rashiti, ka njoftuar se në situata të konsumit të lartë “duhet të bëjnë diçka”.

“Nuk kisha me thënë që reduktimet janë tri herë në ditë, por për shkak të konsumit të madh jemi të detyruar të bëjmë diçka. Reduktimet po vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë me nga dy orë”, ka thënë ajo për Klankosova.