Luana Vjollca po i kthehet moderimit, ky është televizioni i ri ku do ta shohim

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, po i rikthehet sërish ekranit.

Marketing

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Luana do të shkojë në TV Klan, si moderatore.

Shumë shpejt, ajo do të sjellë një format ndërkombëtar në këtë televizion.

Sipas burimeve, kjo pritet të ndodhë në fund të këtij viti apo fillim të vitit të ardhshëm.

Në TV Klan është moderatore edhe motra e Luanës, Marina Vjollca, e cila ka emisionin e saj “Klanifornia”.