Mbretëresha Elizabeth nënshkruan ligjin, përfundimisht Britania largohet nga BE-ja

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetha e Dytë, e ka nënshkruar projektligjin e Parlamentit britanik për dalje nga Bashkimi Europian.

Marketing

Afati për dalje i caktuar nga BE’ja, pas shumë vonesave, është data 31 janar dhe tani nuk ka më vonesa.
Ligji është i përgatitur nga kryeministri Boris Johnson, i cili fitoi me një shumicë të madhe zgjedhjet e dhjetorit. Kjo edhe për shkak të qëndrimit të tij të qartë për temën e Brexitit.

Britania e Madhe do të braktisë Bashkimi Europian me datën 31 janar, në ora 23:00. Pas kësaj do të filloj periudha kalimtare, në të cilën Brukseli dhe Londra do të dakordohen për shumë çështje me rëndësi për të ardhmen.

Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Nigel Evans, i ka njoftuar deputetët për aktin e Mbretëreshës.
Britania e Madhe do të bëhet vendi i parë që largohet nga Unioni prej fillimit të saj.

Marketing