Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, pas telefonatës me presidentin Biden dhe liderët të tjerë, u zotua të dërgonte më shumë artileri në Ukrainë.
BBC shkruan se ai tha se planifikonte të pajiste Kievin me raketa kundër anijeve – duke përfshirë montimin e raketave britanike Brimstone në automjete.
Reuters raporton se Brimstones janë përdorur më parë nga forcat e Mbretërisë së Bashkuar në Libi dhe Siri, dhe zakonisht lëshohen nga avionë reaktivë të shpejtë. Ato përdoren kundër objektivave me lëvizje të shpejtë tokësore dhe detare.