“Mbretërit” e hip hopit shqiptar i dedikojnë këngë reperit amerikan, arsyeja?(Video)

Projektet e reja të këtij sezoni veror nuk kanë përfunduar ende. Sot, reperët që cilësohen si mbretër të hip hopit shqiptar kanë sjellë një këngë të re.

Marketing

“Rick Ross” titullohet bashkëpunimi i Lyrical Son me Mc Kreshën dhe Llunit. Në klipin muzikor vihet re “dashuria” e Kreshës për byrekun.

Teksti është punuar nga vetë artistët, por nuk dihet përse ata kanë vendosur titull emrin e reperit amerikan, Rick Ross. Këtë të fundit nuk e kanë përmendur në asnjë moment gjatë tekstit.

Megjithatë, pritet që kjo këngë të jetë suksesi i radhës për artistët.