Mbreti Charles III i prekur nga kanceri, Princi William merr përsipër disa nga detyrat e monarkut

Trashëgimtari i fronit britanik, Princi William i Uellsit, do të marrë përsipër disa nga detyrat publike të mbretit Charles III pasi babai i tij është diagnostikuar me kancer.

Marketing

Sipas media të huaja, princi i cili synonte të bënte një “pushim” të shkurtër për t’u kujdesur për gruan e tij, Princeshën Kate të Uellsit, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni , tani është i detyruar të kthehet në kryerjen e detyrave publike më herët se sa ishte planifikuar.

Buckingham Palace tha më herët se mjekët kanë rekomanduar që mbreti të përmbahet nga detyrat publike gjatë trajtimit të tij, megjithëse ai do të vazhdojë të kryejë punët shtetërore dhe të trajtojë dokumentet. Detyrat zyrtare të monarkut përfshijnë nënshkrimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti.

Vizitat e planifikuara të Charles III në anëtarët e Komonuelthit Britanik në Australi dhe Kanada, si dhe pjesëmarrja e tij në takimin e udhëheqësve të Commonwealth në Samoa, gjithashtu dukeshin të dyshimta. Sipas orarit të trashëgimtarit, ai do të jetë i pranishëm si burrë shteti me uniformën e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në një ceremoni çmimesh në Kështjellën Windsor të mërkurën.

Trashëgimtari do të kthehet në kryeqytetin britanik të njëjtën mbrëmje për të marrë pjesë në një gala vjetore për mbledhjen e fondeve për Ambulancën ajrore të Londrës.